Denocoi Metën, flet ish- juristi!

Pas deklaratës së Ilir Metës mbi dëshminë në SPAK për çështjen CEZ-DIA, ka reaguar edhe ish-juristi që e kallëzuar kreun e PL.

 

 

Meta tha se kallëzuesi (Romeo Karaj) rezulton dy herë i dënuar për shpifje ndërsa ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ka ardhur dita e të vërtetës në vend.

 

Ndër të tjera thekson se Meta është ai që gënjen dhe shpif mbi këtë çështje për interesa të tij pasi është në hall të madh.

“Likja kishte gjithë kohen e duhur, për të me kallëzuar për kallëzim të rremë, por, kurrë nuk e bëri, pasi besoi se, kurrë nuk do te vinte dita e se vërtetës për të. E këshilloj te interesohet ne Gjykatën e Apelit Tirane, për t’u informuar për pafajësinë time.

Edhe nëse do te isha i dënuar 100 here, për çfarëdo lloj vepre penale qofte, ligji nuk ma heq te drejtën, për te kallëzuar çdo vepër penale, përfshirë edhe korrupsionin e pushtetarëve dhe ish pushtetarëve.

Përkundrazi, moskallëzimi do te ishte realisht vepër penale.

Kjo çështje, korrupsioni i aferës DIA-CEZ, nuk është hapur dhe mbyllur asnjë here me pare edhe pse ka mbi gjashte vjet ne prokurori. Pra është Meta qe gënjen, shpif dhe mikson çështjet, sipas interesit te tij. Megjithate, duhet t’a kuptojme se, realisht është ne hall te madh…”, shkruan ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *