Gjykata e Fierit ka dënuar me 20 muaj shërbim prove të dashurën e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit. Mirjete Hajdinaj u arrestua në mars të vitit 2022 së bashku me Dumanin dhe Henrik Hoxhajn.
Fillimisht Hajdinaj u dënua me 1 vit e tre muaj burgim, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 10 muaj heqje lirie për dy vepra penale “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve” si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Hajdinaj mori nga Nuredin Dumani një automatik kallashnikov dhe e fshehu poshtë krevatit të shtëpisë ku banonte në Fier, së bashku me Dumanin dhe Hoxhajn.