Ismail Rebeshi, bosi i mafies së Viterbos është dënuar ditën e sotme me 16 vite burg, pasi akuzohet për trafikimin e heroinës dhe marijuanës në territorin italian.
Ai ishte furnizues i një bande dhe është arrestuar me 9 shkurt te vitit të shkuar ku po mbahet në burgun e Cuneos.
Operacioni u zhvillua nga policia e Romës, e cila dyshohet se shkatërroi një bandë me 11 trafikantë italo-shqiptarë të drogës, nga të cilët Rebeshi kishte qenë furnizuesi kryesor.
38-vjeçari shqiptar u dënua të enjten më 4 nëntor në Romë dhe në krye të bandës ishte një shqiptar, i njohur si Lele, “subjekt i kalibrit të konsiderueshëm kriminal”, i cili në çdo negociatë droge që bënte shkonte i armatosur.
Sipas përgjimeve, pavarësisht “kalibrit të dukshëm kriminal”, ai kishte frikë nga Rebeshi.
/Burimi: CorriereDiviterbo/ Përshtati: Priza.al/