Policia Italiane ka arrestuar mbrëmë një çift shqiptarësh, prej kohësh rezident në zonën e Sarzana, provincë e La Spezia, të dënuar për shfrytëzim dhe favorizim prostitucioni. Raportohet se burri 66 vjeç do të vuaj një dënim me 12 vjet heqje lirie dhe një gjobe prej 4,000 euro, pasi akuzohet edhe për dhunë seksuale të vazhdueshme. Ndërsa gruaja 55 vjeç është dënuar me 5 vjet burgim dhe një gjobë prej 1.000 euro.
Gruaja u kap në një fushë në dalje të bashkisë së Aulla. Disa orë më vonë ata mundën të arrestonin edhe burrin. Siç shkruajnë mediat, me shumë mundësi ata do të përpiqeshin të arratiseshin e të fshiheshin, por dështoi.
Historia e tyre me drejtësinë nis në vitin 2009. Në dhjetor asokohe, një vajzë e re shqiptare denoncoi çiftin. Ajo kishte shkuar në Itali pasi ata i kishin premtuar një jetë më të mirë. Por sapo kishte arritur atje, ëndrrat iu shuan, pasi u detyrua që të prostituonte në Sarzana.
Pas denoncimit të gruas së re, Policia filloi hetime të shënjestruara dhe të hollësishme, të cilat çuan në zbulimin e detajeve tronditëse për kushtet e jetesës në të cilat dy bashkëshortët e detyruan vajzën. Gjithçka ishte organizuar në detaje dhe, nëse të ardhurat nga prostitucioni i saj nuk do mjaftonin, ajo rrihej; për më tepër, nga historia e saj u zbulua doli që përvec klientëve ajo ishte e detyruar të kishte marrëdhënie edhe me keqbërësin e saj. Gruaja kishte jetuar për muaj me radhë në një gjendje terrori, aq sa nuk mund ti tregonte as burrit të saj i cili ndodhej në Shqipëri.
[Burimi “La Nazione Sarzana”/ përshtati në shqip Priza.al”]