Dënohet shqiptari në Angli, ja për çfarë akuzohet (Emri+Foto)

Një shtetas shqiptar 25-vjeçar është dënuar me 28 muaj burg në Britaninë e Madhe

Sipas mediave të huaja, Erion Hoxha po ngiste një automjet tip “Audi” kur u ndalua për posedim droge. Ai u tha oficerëve se kishin kapur njeriun e gabuar. Në makinën e Hoxhës u gjetën 19 qese me kokainë, një patentë drejtimi greke, një telefon celular dhe 285 paund para ‘cash’ që iu zbuluan gjatë kontrollit.

Kur telefoni i tij u analizua nga ekspertët, u zbulua se përmbante mesazhe që tregonin përfshirjen e tij në një grup furnizimi me kokainë që përdornin metodën e dërgimit me kod postar. Mesazhet në telefon tregonin se një ditë para arrestimit të Hoxhës, 26 klientëve u ishin dorëzuar 39 qese me kokainë me një vlerë totale prej 1530 £.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *