Denoncimi/ Humbin ‘pa gjurmë’ dy adoleshente në Tiranë, njëra prej tyre pjesë e Fshatit SOS  

Dy adoleshente kanë humbur kontaktet në Tiranë ditën e sotme me familjarët dhe kujdestarët e tyre.

Nga njoftimi i policisë, mwsohet se një prej vajzave të zhdukura është e fshatit “SOS”, rreth 17 vjeçe dhe rastin e saj e ka raportuar në polici kujdestarja.

Ndërkohë që vajza e dytë, e zhdukur është një 18 vjeçare, e cila nuk është rikthyer në shtëpi dhe është raportuar në polici nga nëna e saj.

Njoftimet e policisë së Tiranës:

“Më datë 05.01.2022, shtetasja P. B., 24 vjeçe, punonjëse në “SOS”, ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer një shtetase e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”.

“Më datë 05.01.2022, shtetasja B. B., 40 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj, shtetasja E. B., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *