Denoncimi i deputetes së PD: 276 mln euro borxh i fshehur për shqiptarët, abuzime dhe vjedhie të qarta

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar përmes një postimi në ‘Facebook’ deklaroi se 276 milionë euro është borxhi i fshehur për fushatën e rindërtimit për të blerë zgjedhjet me paratë e buxhetit.

Tabaku ka theksuar se kjo shifër kaq e lartë është krijuar si rrjedhojë e kontratave të pa studiuara në lidhje me rindërtimin.

POSTIMI I PLOTË:
276 mln euro të tjera borxh i fshehur për shqiptarët!
Një provë e qartë e abuzimeve dhe vjedhjes së buxhetit për interesa elektorale. Janë 78 mld lekë të tenderuara kur në buxhet u vendosën 66 mld lekë për vitin 2021. Për rrjedhojë janë 276 mln euro borxh i fshehur dhe abuzime me fushatën e rindërtimit për të blerë zgjedhjet me paratë e buxhetit.
Rritja e kostove me 276 mln euro përkthehet në kontrata rindërtimi të pa studiuara dhe miratuara më parë për rrjedhojë qeveria ku ka pasur interes ka vendosur të rindërtojë një shtëpi me lekët e shqiptarëve për interesin e zgjedhjeve lokale.
Për rrjedhojë qytetarëve i është rritur borxhi për të paguar ndërkohë që qeveria me lekët e tyre ka paguar blerjen e votave për interesa elektorale.
Kontrata të dhuruara në kundërshtim me çdo ligj dhe dëshmi e asaj që është një krim elektoral me pasoja fatale për demokracinë tonë dhe buxhetin. Një krim i dyfishtë që meriton ndëshkim!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *