Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazemnt Bardhi, gjatë seancës së sotme parlamentare deklaroi se sektori energjitik ndodhet në krizë për shkak të keqmenaxhimit 8 vjeçar që i është bërë këtij sektori, duke shtuar se shqiptarët janë vjedhur nga OSHEE.
Sipas deputetit Gazment Bardhi fondet e OSHEE janë kthyer në një bankomat të qeverisë.
Fjala e plotë në Kuvend:
Nën drejtimin e Ardian Çelës, njeriut bankomat për Edi Ramën, shqiptarët janë vjedhur si në asnjë institucuon tjetër shtetëror. Ne jemi të varfër sepse jemi të vjedhur në mënyrën më të pamëshirshme të mundshme. Ne marrim sot rreth 800 milionë euro borxh, sepse këta na vjedhin tmerrësisht rëndë.
Përsa kohë ka më detyrën e drejtorit të OSHEE-së, Ardian Çela ka kontraktuar 640 milionë euro. Një shumë kolosale e cila është dhënë pothuajse pa garë për kë ka dashur bankomati i Edi Ramës dhe Edi Rama. Janë 640 milionë euro, gati sa borxhi që marrim sot, të cilat janë dhënë pa garë fare ose me garë fiktive me vlerën më të lartë të mundshme.
Kursimet nga procedurat e prokurimit janë të papërfillshme, sepse këta vjedhin. Nuk ka vend për të kursyer, sepse duhet dorëzuar të paktën 30 përqind e vlerës tek bankomati i Edi Ramës. Sa më e lartë vlera e tenderit, aq më e lartë përqindja e korrupsionit.
Po përmend vetëm pak të dhëna që tregojnë sa thellë është zhytur në korrupsion OSHEE, për të cilën sot shqiptarët po marrin 200 milionë euro borxh.
Për periudhën 2015-2021 janë zhvilluar 1277 procedura prokurimi. Vlera e kontratave rreth 640 milionë euro pra sa 97% e vlerës së fondit limit. 41% procedurave të prokurimit janë me një operator – pa garë, me vlerë totale 235 milionë euro. 26% e procedurave janë shpenzime luksi, me vlërë rreth 70 milionë euro, ku nga këto vetëm për:
– automjete dhe karburant – 34 milion euro
– rikonstruksion zyra dhe godina – 8.4 milionë euro
– sherbim ruajtje- 23.5 milionë euro
Të nderuar qytetarë!
Sot keni dëgjuar shumë shifra nga të dyja palët. Mund të jeni hutuar, mund të na shihni të gjithëve me mosbesim dhe mund të keni të drejtë. Por mos harroni një gjë: Ata që ju vjedhin janë në qeveri. Ai që ju mban të varfër, ai që ju ka ngarkuar në 8 vjet me 4 miliardë euro borxh pa ju dhënë mbrapsht as rroga më të larta, as pensione më të larta, as shërbime më të mira në shkolla apo spitale, ai që merr borxh për të vjedhur edhe të ardhmen, duke ju vjedhur votën, është këtu pas dhe quhet Edi Rama.
/Priza.al/