Një i ri nga Korça i cili vuan dënimin në burgun e Idrizovës në Shkup të Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një video mesazhi ka denoncuar gjendjen skandaloze të kushteve në të cilat ata vuajnë dënimin.I riu me inicialet I.P i dënuar me 6 vjet burg për trafikim lëndësh narkotike shprehet se vuajnë dënimin në kushte shumë të vështira, pa higjenë dhe ushqim.Ai shprehet se dhe telefonatat nuk lejohen dhe se është shumë e vështire jetesa aty brenda.