Jo vetëm Katari dhe Maroku. Edhe Rusia dyshohet se është përpjekur të ndikojë në vendimet e Parlamentit Evropian, duke u dhënë ryshfet disa anëtarëve të tij.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.
Ministria e Brendshme polake “do të zbulojë së shpejti dokumente” që tregojnë se si “shërbimet sekrete ruse kanë korruptuar anëtarët e Parlamentit Europian”, tha kryeministri, duke shtuar se informacioni kishte të bënte me disa eurodeputetë, por asnjë me kombësi polake.