Eksperti për çështjet e energjisë Eduard Elezaj, ka bërë një deklaratë për mediat në lidhje me tenderin prej 20 milion eurosh të bërë nga Korporata e Elektroenergjitke e Shqipërisë ditën e shtunë.
Elezaj deklaroi se janë shpenzuar trefishi i çmimit të energjisë në bursa, ku sipas tij janë shpenzuar 15 milion euro më shumë se vlera në treg.
Deklarata e plotë:
KESH ka shpenzuar të shtunën 20 milion euro për blerjen e energjisë elektrike. Nëse mendoni se bëhet fjalë për blerje për muaj të tërë, r kini gabim, është vetëm për një javë. Ç’ka e kthen këtë rast në skandal dhe shpërdorim të parasë publike, është se në ditën që është blerë ka qenë 110 euro për megavat, KESH ka shpenzuar 450 euro për një megavat. Sipas një përllogaritje të thjeshtë janë shpenzuar 15 milion euro më shumë.
PD bën këto pyetje:
Pse këtë blerje është shpenzuar 3 fish më shumë se çmimi në bursë?
Pse KESH ka blerë energji vetëm për disa ditë?
Pse KESH ka bërë 45 tendera për blerje të energjisë elektrike për këtë vit?