Denoncimi i Tedi Blushit: Niko Peleshi ka shkelur heshtjen zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka denoncuar se ministri Niko Peleshi ka shkelur heshtjen zgjedhore duke vazhduar fushatën në Korçë.

Blushi u shpreh se ministri u kap në flagrancë duke vijuar fushatën elektorale për kandidatin e “Rilindjes” në Korçë, Sotiraq Filo.

Ai publikoi një video ku sipas tij duken Peleshi, deputetë të “Rilindjes”, drejtuesit vendorë të PS dhe qytetarë të thirrur në aktivitet nën presionin për vendet e punës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *