Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka publikuar pamje nga procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kuçovës.
Vasili vuri në pah disa shkelje ligjore dhe tha se zgjedhjet e 14 majit ishin vetëm një rrëmbim mafioz ditën për diell.
Ai i bëri thirrje organeve të drejtësisë të reagojnë sa më parë dhe të dënojnë krimet zgjedhore.
Deklarata e plotë e Vasilit:
Të nderuar qytetarë, thellohet në mënyrë tronditësë kasaphana zgjedhore. Në vijim të denoncimeve tona të vazhdueshme, sot po ju paraqesim super skandalin e numërimit të votave në Bashkinë e Kuçovës, ku procesi numërimit është shndërruar në një pazar të neveritshëm të rilindasve. Ku drejtorë, punonjës bashkie e gjithë cfarësh kanë mbushur tavolinat e numërimit, ku nuk kishin asnjë të drejtë ligjore që të ishin aty duke krijuar kaos dhe duke krijuar të gjitha kushtet për rrëmbimin dhe tjetërsimin e votës.
Pamjet që po shikoni flasin vetë dhe nuk do të kishin nevojë për një koment të gjatë. Gjithashtu fakte tronditëse zbuluar nga media investigative kanë evidentuar trafikimin e votave dhe qytetarëve nga bashki të ndryshme të Shqipërisë për të votuar në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht se nuk janë qytetarë të saj me qëllimin e vetëm manipulimin e procesit zgjedhor dhe kthimit të tij në votim monist.
Emisioni investigative ‘Piranjat’ ka sjellë këto fakte tronditëse dhe është arritur deri aty sa dhe gazetarët të kërcënohen për të mos i publikuar ato.
Kasaphana elektorale është më e qartë se kurrë, faktet janë pa fund dhe dosjet janë plot.
Drejtësia shqiptare duhet të veprojë në mënyrë të menjëhershme pasi këto fakt dhe manipulime tani i njohin të gjithë shqiptarët, çdo vonesë e reagimit të drejtësisë e bën atë bashkëpërgjegjëse dhe bashkëfajtore ne procesin e kasaphanës më të rëndë që Shqipëria pluraliste ka parë ndonjëherë.
Në nuk do të ndalemi në misionin tonë për ta zbardhur deri në fund kasaphanën zgjedhore të 14 majit duke ja bërë të ditur të gjithë qytetarëve shqiptarë, drejtësisë shqiptare por dhe anembanë botës, të gjitha institucioneve europiane, amerikane por dhe miqve të Shqipërisë që janë të shumtë anëmbanë botës.