Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar kryebashkiaken aktuale të Durrësit Emirjana Sako për shtrim asfalti në kohë fushate.
Bashkangjitur një videoje, PD thotë se ka nisur shtrimi i asfaltit në Kodër Arapaj.
Postimi i plotë:
Aty ku paaftësia e Sakos mbulohet me asfalt elektoral, ku KQZ flen gjumë dhe SPAK është në dremitje të plotë.
Bashkia e Durrësit vijon asfaltin elektoral në Arapaj, Porto Romano, Romanat, Shkallnur.
Edhe me këto veprime që janë në shkelje me të dyja kembët të Kodit Zgjedhor, Bashkia i ka ndarë qytetarët në të nënës dhe të njerkës, pasi ka shumë zona në të cilat nuk është investuar përgjatë gjithë mandatit, dhe as tani.
Kudo nëpër rrugët dhe rrugicat e lagjeve në komunat e Durrësit, zgjohesh nga zhurmat e makinerive të fadromave, skavatorëve dhe rrulave që punojnë për shtrimin e rrugëve me atë asfaltin e hollë elektoral. Durrësi po “Rilind” vetëm në 3 javë para zgjedhjeve vendore. Bashkia sapo i ka zbuluar te gjitha rrugicat e këtij qyteti vetëm këto pak ditë, dhe vetëm në pak orë, “punë mbaruarit” kanë shtruar kilometra me asfalt në trashësinë e cipës së qepës. Qytetarëve ” u serviret” intensivisht asfalti elektoral, duke treguar haptazi nivelin më të ulët të shërbimit të një institucioni vendor, e cila zgjohet dhe gumëzhin nga puna, vetëm pak dite para zgjedhjeve.
Qytetarët e Durrës janë të diskriminuar nga pushteti vendor në të gjithë shërbimet që marrin dhe që duhet të jenë të barabarta për të gjithë. Njëlloj siç ndodhi në zgjedhjet e pjesshme ku u përdorën fondet e rindërtimit për fushatë, në këto zgjedhje për përdoren tenderat për gjelbërim dhe asfalt elektoral.
Disa pyetje që vijnë në mendjen e secilit prej nesh kur shohim që rrugët shtrohen pa tabelën e punimeve, pa trasparencë por brënda 4 orësh:
- Kur u bë tenderimi i asfaltit elektoral dhe sa është buxheti i miratuar?
- Sa po respektohen standartet dhe kush janë kriteret e përzgjedhjes së firmave që e bëjne këtë asfaltim?
- Si po behët përzgjedhja e zonave, në bazë të nr të votuesve apo të drejtorave të administratës shtetërore?
- Si lind gjithë kjo dashuri për zona të caktuara vetëm në kohë fushatash?
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe në 14 maj të ndëshkojnë me votë partinë që e shkatarroi Durrësin, i hoqi identitetin dhe i la qytetarët në mes të 4 rrugëve duke luajtuar cdo dite me dinjitetin e tyre.