Denoncimi Live/ Presidenti Meta flet me emra: Ja anëtarët e mafias së incineratorëve… U bëjnë presion njerëzve në Durrës  

Presidenti Republikës, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj mafjas së inceneratorëve, duke i denoncuar me emra konkret personat që po bëjnë fushatën e PS në Durrës, të cilët kërcënojnë djemtë dhe vajzat e qytetit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, Meta sqaroi edhe marrëdhënien e tij me ish-ministrin e LSI-së, Lefter Kokën, duke e quajtur një person me moral të ulët politik dhe njerëzor.

Presidenti Meta: Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratoreve, anëtarët e së cilës janë sot kandidatë të Rilindjes në Durrës, po kërcënojnë djemtë dhe vajzat e Durrësit.

Në krye qëndron ish ministri i LSI që sot kandidon për rilindjen. Këta mafiozë po bëjnë fushatë në Durrës me paratë e inceneratorëve.

Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Emrat e denoncuara nga Presidenti Meta si anëtarë të mafies së inceneratorëve që bëjnë presione në Durrës:

Lefter Koka

Arben Seferi

Arbër Shtylla

Juri Meraj

Skerdi Bello

Arbër Koka

Presidenti Meta: Me Lefter Koken i kam ndërprerë marrëdhëniet personalisht për shkak të moralit të tij të ulët politik e njerëzor, disa muaj para ndërprerjes së mandateve.

Anëtar i mafies së inceneratorëve është edhe Alqi Ballko, kandidat i rilindjes i 17 në Tiranë, i vendosur në këtë pozicion për të blerë votat.

/Burimi: Tv Klan/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *