Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi ka denoncuar sot në lidhe me procesin e votimit në Kuçovë.
Ai ka deklaruar se po bëhet përpjekje për të manipuluar procesin, ndërsa ka renditur disa nga shkeljet.
“Ka pasur probleme teknike që janë tejkaluar. Në një qendër në Lumas ka pasur një problem me vulat e materialeve. Ka pasur probleme në një qendër në Gegë ku një makinë me xhama të zinj ka kërcënuar një drejtues të shtabit, i cili është larguar jashtë qendrës. kam njoftuar shefin e komisariatit, por deri tani nuk kemi informacione. Drejtuesja e PS në Lumas është futur disa herë në qendër duke shoqëruar njerëzit.”- tha ai.