Denoncimi/ Qytetarët durrsakë pa rrugë, pa kanalizime, qeveria i braktis

Kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Durrës, Igli Cara ka denoncuar gjendjen e mjerueshme me rrugët dhe ndriçimin në zonën e “Katundit të Ri”.

Në një postim në FB, Cara shprehet se në këto zona të braktisura nga bashkia e Durrësit duhen investime serioze për t’i dhënë fund gjendjes kritike në këto familje.

“Kanalet kulluese, që nuk funksionojnë, i bashkohen një zinxhiri problematikash, me të cilat përballen banorët e Katundit të Ri dhe që ndër vite nuk kanë gjetur zgjidhje. Pa rrugë, pa kanalizime dhe të braktisur nga Bashkia e Durrësit, megjithëse janë taksapagues të rregullt. Në njësitë administrative të Durrësit duhen investime serioze për t’i dhënë fund gjendjes kritike për familjet, që jetojnë e punojnë në këto zona. Mbështetje e plotë për fermerët, që do të nisë nga ndërhyrja e menjëhershme për rehabilitimin e kanaleve kulluese. Ky do të jetë hapi i parë, për të nxitur prodhimin e produkteve bujqësore bio, që do të konkurojnë në tregjet vendore e rajonale. Bashkë për të ardhmen“, shkruan ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *