Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ka bërë ditën e sotme një denoncim të fortë për kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Sako është një korruptokrate e pamëshirë dhe simboli i zi i vjedhjes së saj është Hidrovori i Durrësit.Sipas tij, duke vjedhur miliona euro, Sako përdori fondin e rindërtimve nga tërmeti për Hidrovorin.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Së pari, investimi për hidrovorin ndonëse nuk ka lidhje me asnjë fatkeqësi natyrore, u trajtua si rindërtim dhe u prokurua me fondet e rindërtimit të tërmetit. Imagjinoni se çfarë bëjnë këta me qytetarët hallexhinj që presin në çadra apo të strehuar në mënyrën më të keqe. Paratë i përdorin për hidrovorin.
Së dytin, projekti filloi si përforcim në rindërtim, duke shpërdoruar fondet e rindërtimit.
Së treti, u ndryshua pozicioni i vendosjes së godinës ekzistuese dhe zhvendoset pranë Porto Romanos, duke rritur kostot dhe shtuar 3600 metra linear kanal shumë të thellë dhe shpenzime të tjera që shkojnë në 26 milionë euro, vetëm për të vjedhur.
Së katërti, zhvendosja lidhet me investimin në Portin e Durrësit. Vetëm projekti i rehabilitimit të infrastrukturës ka kushtuar 7.2 milionë euro. Prokurimi ishte fiktiv sepse projekti ishte përgatitur nga projektuesi. Data e lidhjes së kontratës është më vonë.
Leja është miratuar pa u kryer shpronësimi, edhe kjo një shkelje shumë e rëndë ligjore nga Sako. Sako firmosi për tjetër pozicion dhe tjetër pozicion propozoi Këshilli Bashkiak dhe tjetër pozicion është zbatuar për godinën e hidrovorit. Sako është pra në një vepër të rëndë penale. Kjo zonjë e ka vendin në hetim të thellë të SPAK.
Pavarësisht se Rama e paralizon SKAP-in, ne do të dorëzojmë këtë për ndjekje penale. Le ta quajë Rama si të dojë, ajo do të shkojë për ndjekje penale.