Një 24 vjeçare ka denoncuar në polici, pasi dyshohet se shtetasi me iniciale Y.T., 37 vjeç ka abuzuar seksualisht me të.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht shtetasin Y. T., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 24-vjeçare, pa dëshirën e saj.