Memphis Depay dukej i sigurt se do të largohej nga Barcelona në janar dhe madje sa më shpejt të ishte e mundur, por sipas deklaratave nga Jordi Cruyff, drejtori i Barcelonës, gjërat mund të ndryshojnë.
Ditët e fundit thuhej se Roma e Mourinhos e donte me patjetër holandezin në ekip, por në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Cruyff ka mbyllur dyert e këtij transferimi.
“Ne do të shohim se si do të jetë situata në verë, sot realiteti thotë se Lewandowski është i pezulluar për tre ndeshje dhe do të ishte e çuditshme të mendohej për shitje të nxituara. Gjithsesi, të gjitha duhen në ekip”, është shprehur ai.