Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 42-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga pallati ku jetonte.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:50, në vendin e quajtur “Ardeno”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dyshohet se, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasja me inicialet D.P., 42 vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nisi punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
/Priza.al/