Dy persona janë vetëvrarë nga depresioni mëngjesin e së mërkurës, veç e veç nga njeri-tjetri por thuajse në të njëjtën kohë.
Vetëvrasja e parë ndodhi në Kurbin në orën 06:20, në Fushë Milot. 59-vjeçari H.M është varur me litar në oborrin e shtëpisë.
Policia ka shkuar për të hetuar ngjarjen për të cilën ka dhënë versionin e parë paraprak si vetëvrasje.
Ndërsa më pas, rreth orës 06:55, një tjetër viktimë u regjistrua në fshatin “Suk 1” të Roskovecit.
Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Florenc Cjapi, dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij.
48-vjeçari nga “Suk 1” ishte familjar, i martuar me dy djem por që ishte zhytur në një kredi prej 50 milionë lekësh, të cilën me sa duket nuk po e paguante dot.
Ai ka shfaqur probleme dhe herë të tjera. Policia ka shkuar dhe në ato raste kur shqetësimi është ngritur nga familjarët apo fqinjët, ndërsa sot jetën e tij nuk e shpëtuan dot.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/