Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, zgjidhet zëvendëspresidente e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane. Në kongresin zgjedhor të EPP Women, të zhvilluar në Dublin, zonja Vokshi rezultoi një nga 3 gratë më të votuara, duke përfaqësuar denjësisht Lidhjen Demokratike të Gruas dhe Partinë Demokratike.
“Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e familjes sonë të madhe europiane.”- u shpreh zonja Vokshi pas zgjedhjes si zëvendëspresidente e EPP Women. E gjithë energjia ime do të jetë për të pronovuar vlerat e demokracisë europiane, për të fuqizuar gratë në Shqipëri, Ballkanin Perëbdimor dhe kudo ku luftojnë për barazi”, tha ajo.
Kjo është hera e parë që një përfaqësuese ë Partisë Demokratike zgjidhet në një post kaq të lartë politik në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane. Në kongresin e Dublinit, EPP Women vendosi për ndryshimin e lidershipit. Znj. Doris Pack, një nga mbështetëset më të forta të Shqipërisë dhe PD u tërhoq pas shumë vitesh të drejtimit të Forumit, duke mbajtur tani vendin e Presidentes së Nderit. Presidente e EPP Women u zgjodh deputetja rumune Rozalia Biro’, Kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme.
Në 6 vendet për zëvendëspresidente u zgjodhën:
1. Agnieszka Pomaska, deputete (Poloni)
2. Mariya Gabriel, zëvendëspresidente e PPE dhe Komisionere Europiane për Inivavionin, Kërkimin,
Arsimin, Kulturën dhe Rininë, (Bullgari)
3. Albana Vokshi, deputete PD, Kryetare LDGSH (Shqipëri)
4. Dubravka Suica, zv.Presidente e Komisionit Europian, zv.presidente PPE (Kroaci)
5. Walburga v. Lerchenfeld, këshilltare menaxhim krizash, CSU (Gjermani)
6. Doina Gherman, deputete, (Moldavi).