Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi është fotografuar gjatë ditës së sotme duke fjetur gjatë seancës në kuvend. Një person nga opozita e kapi papritur në fotografi duke fjetur dhe ky veprim nuk i pëlqeu aspak Matoshit. Ajo ka fajësuar kolegët e opozitës që i bën foton dhe që më pas ua shpërndanë disa portaleve në Kosovë.
Vetë Matoshi e ka publikuar në Instagram këtë foto dhe ka bërë një reagim në profilin e saj në Instagram.
“Të nderuar ndjekës të mi! Kolegët e opozitës nga krahu im i djathtë më shumë merren me mua se me problemet që i kanë shkaktuar vendit! Kanë kohë të bëjnë fotografi, kanë kohë të më shtantazhojnë por kurrë kohë nuk patën të punojnë për të rregulluar diçka për vendin tonë! Edhe e kam kuptuar që janë shumë të lidhura me disa por*tale e luftojnë për klikime e pastaj paratë i ndajnë bashkë! Ata kan qejf pak edhe me qenë pak IN, por kurrëqysh nuk kanë dhezur që sa vjet. Të lutemi për ta. Me lakmitarët”, ka shkruar Adriana Matoshi në InstaStory.