“Deputetët e Berishës vijnë për show në PD”, Bardhi: Të tregojë se çfarë ndodhi në mitingun e 11 dhjetorit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një komunikim për mediat ka folur në lidhje me videon e publikuar ku gjatë votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës kanë votuar persona që nuk janë anëtarë të PD. Bardhi tha se ka degë partie ku numri i anëtarëve ne votim është më i madhe.

Bardhi u ka kërkuar mediave të trokasin në derën e Berishës për t’i kërkuar të bëjë transparencë në lidhje me mitingun e 11 dhjetorit dhe koston e tij.

A mund të na i hapni dyert sot për transparencë të shohim çfarë po bëhet brenda selisë?

Për mua se ku hyn e ku del Gaz Bardhi Lulzim Basha nga dera anash, apo përballë ka zero rëndësi për opinionin publik. Unë kërkoj që mediat të trokasin në derën e Berishës që të mbajë premtimet e dhëna. Së pari për transparencë të delegatëve të mitingut të 11 dhjetorit pasi i nxori mediat përjashta. Së dyti tha se shpenzimet e tij do të bëheshin publike dhe do të tregonte se kush ishin financuesit e mitingut luksoz. Do të shikoni se është top lista e oligarkëve që marrin lekë me firmën e Edi Ramës

Pse nuk lejohen të hyjnë në seli deputetët e PD?

As Strazimiri, e as Bumçi nuk kanë ardhur në 8 vite me bërë  mbledhje me degët këtu në seli. Është një show për të mbajtur të fokusuar vëmendjen tek halli personal i Berishës. E rëndësishme është që ne nuk i kemi bunkerizuar anëtarët e Kuvendit Kombëtar dhe i kemi bërë publikë për të gjithë ata që kanë interes.

Ju thatë se persona me rekorde kriminale rrinë pas deputetit Flamur Noka dhe Berishës, kush janë?

Po, Myftar Lumneshi, shoqëruesi i Sali Berishës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *