Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylybashi dhe kolegë të tij kanë bllokuar foltoren e seancës parlamentare. Ata nuk u janë “bindur” thirrjes së krytares së Kuvendit për të zënë vendet e tyre.
Demokratët e pranishëm në seancën plenare kanë reaguar kundër vendimit të përjashtimit të 12 deputetëve të opozitës. Ata kanë protestuar duke fryrë bilbilin dhe bllokuar foltoren. Ndërkohë që Garda menjëherë është vendosur në rresht.