Deputeti britanik, David Warburton është vendosur nën hetim pasi akuzohet për bullizëm dhe sjellje të pahijshme seksuale. Kështu, që gjatë kohës së hetimit, ai nuk do të jetë më deputet i konservatorëve.
E përditshmja “The Guardian” ka raportuar se akuzat ndaj 56-vjeçarit, po shqyrtohen nga Skema e Pavarur e Ankesave të Parlamentit (ICGS).
Ndërkaq, fotografia e Warburton, ku dyshohet se ai është duke pirë kokainë u publikua nga “Sunday Times”.
Fotografia thuhet se daton nga shkurti dhe pretendohet se është marrë nga shtëpia e një gruaje të cilën deputeti e ka njohur nga kontaktet me politikën.
Warburton është prind i dy fëmijëve, ndërkohë gruaja e përfshirë pretendoi se kishte qenë e dehur dhe tha se u largua në dhomën e saj të gjumit, por ai “e ndoqi dhe iu fut në shtrat nudo”.
Deputeti është kontaktuar nga gazetarët e “The Time” dhe tha se nuk mund të komentojë për momentin.
“Kam sasi të mëdha mbrojtjeje, por fatkeqësisht mënyra se si funksionojnë gjërat do të thotë që nuk del e para. Nuk kam dëgjuar asgjë nga Skema e Pavarur e Ankesave. Më vjen keq, nuk mund të komentoj më,” tha ai./ The Guardian