Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, është i bindur që më 11 dhjetor, ditën që do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, do të shkarkohet kryedemokrati Lulzim Basha.
I ftuar në “Opinion”, Bylykbashi tha se, pas verifikimit të firmave, verifikohet kuorumi dhe merren vendimet.
“Kuvendi Kombëtar veprimin e parë që bën ngreh komisionin e vet dhe verifikon firmat se i verifikon për veten e vet, sepse kryetari mund të jetë në konflikt interesi, është kryetari për tu shkarkuar.
Pasi verifikohet kourumi merren vendimet, do ndryshohet statuti dhe gjëja me e sigurt fare është që Lulzim Basha do të shkarkohet. Më pas Kuvendi merr masa për të zgjidhur të gjitha çështjet”,- tha Bylykbashi.
/Priza.al/