Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka komentuar arrestimin e ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt. Sipas tij aksioni u bë nga qeveria në bashkëpunim me prokurorinë për të larguar vëmendjen nga debati për skandalin “Rama-McGonigal”.
“Alda Klosi “komardarja” e shpëtimit nga debati për McGonigal.
Që nga mbrëmja e djeshme mediet janë mbushur me lajme nga arrestimi i zyrtares që ruante paratë e vjedhura nga qytetarët në dyshek. Madje edhe prokuroria duket se është treguar bujare pikërisht tani për të shpërndare dëshmitë e “skifteres” së zyrtarëve Rozeta. D.
Në fakt vendqëndrimi i Klosit është ditur që në ditën e parë kur u zbuluan paratë e deklaruara, dhe ajo do të kishte shijuar jetën e saj, por “fatkeqësisht” për të qeverisë i ndodhi një thagmë më e madhe, skandali McGonigal ndaj duhej arrestuar që debati të orientohet drejt saj dhe jo te i pari i qeverisë.
Ky është një skenar i përsëritur tashmë që sa herë që qeveria ndodhet në rrezik për shkak të një skandali, një tjetër skandal del për të shpërqëndruar opinionin publik.
Ndaj edhe nëse e keni vëne re, për të marrë me të mirë qytetarët për të mbuluar skandalin, qeveria ka vazhduar për tre ditë rresht duke ulur çmimin e karburantit. Vëmendja këtu mund të ikë nga McGonigal. por Kongresi Amerikan i merr seriozisht gjërat” – shkruan deputeti Sula.