Qeveria e kryeministrit Kurti është hasur me një valë kritikash nga ndërkombëtarët pas rritjes së tensioneve në veri, ku SHBA dhe BE i kanë kërkuar autoriteteve kosovare të ndërpresin veprimet e dhunshme në ambientet e komunave në veri.
Sakaq deputeti gjerman i CDU/CSU Knut Abraham, i pranon kritikat por i del në mbrojtje veprimeve të autoriteteve kosovare. Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se nuk duhet harruar se Kosova është një shtet që po përpiqet të zbatojë të drejtat e saj Brenda territorit të saj.
“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara për veprimet e autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Twitter’.