Deputeti i Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç,me origjinë nga Bosnje hercegovinadhe aktualisht në radhët e SPD-së, ka qenë kritik në raport me zhvillimet e fundit në Samitin e Be-së, në raport me Ballkanin Perëndimo.
Ahmetoviç në mënyrë të veçantë ka kërkuar statusin e vendit kandidat për Bosnjën, vizat për Kosovën dhe fillimin e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjithashtu edhe përshpejtim të procesit të integrimit për Malin e Zi.
Kur bëhet fjalë për kushtin që Serbia të njohë Kosovën për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së, qëndrimi i Ahmetoviçit është gjithashtu i qartë.
“Kancelari Scholz tha, dhe unë thjesht do ta citoj atë: “Nëse Serbia dëshiron të hyjë në BE, duhet të punojë në përmbushjen e kritereve nga Kopenhagen, duhet t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë dhe, gjëja e tretë, duhet të ketë normalizim. të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kështu që herët a vonë duhet ta njohë Kosovën”, ka thënë Ahmetoviç.
Ai gjithashtu ka thënë se s’mund të jesh vend anëtar i BE-së derisa s’ke qëndrim të qartë nëse je me demokracinë apo me Rusinë.