Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar për marrëveshjen për mjetet e lundrimit dhe bashkëpunimin me shtetet e tjera në rast fatkeqësie.
Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Spaho ka ironizuar duke thënë se ‘pika që s’ju bie atyre që presim që t’i ndihmojë Shqipëria me mjete lundrimi’.
Ndërkohë duke folur për sulmin kibernetik, Spaho tha se kanë dalë të gjitha të dhënat e qeverisë dhe policisë, duke shtuar se për fat të mirë bankat nuk u futen në e-Albania se kushedi çdo kishte ndodhur. Ai shtoi se greva është rruga e duhur për të hedhur poshtë qeverinë.
“Miratimi i një marrëveshje ndërkombëtare që na detyron ne si shtet që mjetet lundruese ku shtetet e tjera të kenë nevojë për ndihmë, shteti ynë do ia japë. Pika që s’ju bie atyre që presin t’i ndihmojmë ne kur të kenë fatkeqësi kur të kenë nevojë. Mu kujtua ngjarja e tmerrshme e Himarës, ku një nga ato mjetet kërceu nga ujë në tokë dhe e çoi në botën tjetër atë fëmijë të pafajshëm që ishte me pushime me familjen për qef të vetë. Demagogjia dhe sharlatanizmi ishte i pafund, duke u paraqitur si arritje e kësaj qeverie. Si ato gomone që ikin në Angli dhe detyrohen që të çojnë video, ku u kërkojnë ndihmë se po mbyten. Sulmet kibernetike, është sulm i madh që i ka ndodhur vendit tonë. Sulmet kibernetike, që kur ka lindur kompjuteri, ka pasur sulme të tilla, dhe do të ketë. Por ama ai që ndërton sisteme të tilla merr masa që të mbrohet. Zv.kryeministrja tha, si duhet të na e merrte mendja ne se duhej të ndërtoheshin sisteme mbrojtëse. Ne dhe një PC-je të vogël në shtëpi i vëmë antivirus. Kanë dalë të gjitha të dhënat, të qeverisë, policisë, pronat, shyqyr që nuk pranuan të futesh në E-Albania bankat, se imagjinoni se çfarë do kishte ndodhur, pensionistë, mësues, greva është rruga e duhur për të dhënë dorëheqje qeveria”, tha Spaho.