Deputeti i PD: Në Grupin Parlamentar kam parë debat të fortë

Deputeti i PD, Saimir Korreshi i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në News24 foli për zhvillimet e fundit politike në Partinë Demokratike.

Korreshi komentoi edhe mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD, mbledhje e thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

Ai shpreh se palët duhet të ulin armët me njëri-tjetrin dhe të mos krijojnë ndarje.

Pjesë nga biseda në studio:

Korreshi: Alibeajn është e turpshme që e përmendin dhe thuhet se është me porosi të Ramës. Nuk ka asnjë farsë. Ne gjykojmë nëse Duhet të jetë e qartë, Edi Rama e zgjedh presidentin me 71 vota. Nuk është se PD sot është në kushtet e 2007 apo 2006. Kjo është pasojë e 2008, e atyre deputetëve që kanë ngritur kartonin.

Do të ishte më e ndershme sikur të thuhej që Alibeaj nuk do të jetë përfaqësuesi ynë tek grupi i kryetarëve, por duhet të shkojë dikush nga ne. Në Grupin Parlamentar unë kam parë debat të fortë. Unë e rithem se ne duhet të votojmë si grup parlamentar nëse duhet apo jo të marrim pjesë. Nëse deputetët votojnë se duhet të marrim pjesë sërish duhet të kemi elementë që të mos bëhemi farsë.

Korreshi sqaron mungesën e tij në Kuvendin e 30 prillit.

“Foltorja nisi fillimisht duke kërkuar largimin e Bashës. Në 12 mars iku Basha. Unë isha ndër ata që kërkova dorëheqjen. U ndeshën dy palë, dhe asnjëri nuk fitoi. Ka qenë presion që palët të hynin të ndarë në garë…Në 6 mars sërish nuk fituan…Sot i kemi kërkuar Alibeajt që Grupi Parlamentar duhet të mblidhet më shpesh. Sot i është kërkuar deputetëve se çfarë mendimi kanë dhe si e gjykojnë procesin për zgjedhjen e presidentit të ri. Është kërkuar edhe kohë që të jetë e mjaftueshme për të pasur mundësi për dakordësi nëse ne do të hyjmë për zgjedhjen e presidentit.”, u shpreh më tej Korreshi.

Nesër do jeni pjesë e Këshillit Kombëtar?

Korreshi: Jo. Atyre që ikën duhet t’i japim përgjigje përse ikën, sepse nga kishte edhe njerëz që mendonin ndryshe nga Basha. Ne deputetët a jemi realisht të zgjedhur, si mund Këshilli Kombëtar të mos dëgjojë deputetët e PD…

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *