Jo të gjithë deputetët e kanë bërë vaksinën që qeveria po orvatet ta bëjë të detyrueshme për shumë kategori në vend.
Pas përfundimit të Kuvendit të Shqipërisë, gazetarët morën në pyetje deputetë të ndryshëm, duke i pyetur nëse e kanë bërë ose jo vaksinën dhe sa doza.
Një prej pyetjeve kishte të bënte pikërisht me vaksinimin, nëse të zgjedhurit e popullit që mund të votojnë në kuvend detyrimin e vaksinave, i kishin marrë ose jo dy dozat.
Por deputeti i vjetër i PS-së, Erion Braçe, nuk zgjodhi që të tregonte nëse kishte kryer vaksinimin apo jo, por ia delegoi përgjigjen ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliut.
PYETJA: Jeni vaksinuar?
Braçe: Mund të pyesësh ministren, po ta pyesësh ministren e shëndetësisë besoj se j’ua thotë…
/Priza.al/