Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj ka deklaruar se ka propozuar për president njeriun që “nuk qesh kurrë”, Gramoz Ruçin.
I ftuar në emisionin “dekalog”, Xhafaj u shpreh se një nga tre emrat e propozuar nga ai për president është edhe Ruçi.
“Po zbuloj një nga tre emrat që kam propozuar. Për mua njeriu që duhet president është Gramoz Ruçi”, tha deputeti Xhafaj. Më pas Xhafa dha edhe arsyet e këtij propozimi me së cilave është serioziteti që ka treguar në karrierën e tij.
Më 16 maj do zhvillohet në parlament raundi i parë i zgjedhjes së presidenti por nuk dihet nëse emri i Gramoz Ruçit do jetë mes atyre që do votohet.