Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas daljes së pamjeve ku deputeti socialist Baftjar Zeqaj voton me të dy duart në Kuvend, edhe për kolegun e tij.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Salianji shkruan se kjo është vjedhje me të dyja duart, duke shtuar se qeveritarët i janë turrur Shqipërisë për të vjedhur gjithçka që ju del para. Më tej ai shtoi se votimi i sotëm në Parlament është i pavlefshëm.
“Vjedhje me të dy duart! I janë turrur Shqipërisë duke marrë gjithçka që ju del para! Votimi për një deputet tjetër, vjedhja dhe falsifikimi në mes të parlamentit tregon më e pakta mentalitetin e ngulitur të vjedhjes së votës dhe të gllabërimit pa pasur asnjë frikë nga ligji dhe as nga publiku! Votimi i sotëm në parlament është i pavlefshëm”, shkruan Salianji.