Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku i ka bërë sot “serum” kryeministrit Albin Kurti. Sot, në Kuvend, ai ka shkuar pranë kryeministrit dhe mban në duar serumin, duke krijuar iluzionin se Kurti është sëmurë. Ndërkohë që i pari i Lëvizjes VetëVendosje qesh në vendin ku edhe po ulet.
“Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës,”- ka shkruar Lushtaku.
POSTIMI I PLOTË: