Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë temë diskutimi për shqiptarët në Luginën e Preshevës
Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka deklaruar se vetëm SHBA-të mund ta detyrojnë presidentin Vuçiç të njohë Kosovën.
“Bashkim Evropian nuk mund të çojë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë për arsye se ka disa vite që po ndërmjetëson këto bisedime dhe nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Serbia akoma nuk është përballur me një presion të drejtpërdrejtë ndërkombëtar për të bërë hapin përfundimtar në drejtim të Kosovës. Mendoj që SHBA mund ta detyrojë Serbinë që të shkojë në këtë drejtim. Tani duhet të presim një përgatitje më të mirë për të sjellë marrëveshjen përfundimtare”- u shpreh deputeti shqiptar.
/Priza.al/