Shqetësimit të banorëve të “Porto Romanos” në lidhje me rrezikshmërinë që paraqet fabrika e gazit iu bashkua edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj. Ekzistencën e fabrikës, Xhaferaj e konsideroi shumë të rrezikshme ndërsa theksoi se do t’i kërkojë interpelancë Ministres së Mjedisit.
Xhaferaj u ndal edhe tek skandalet e kabinetit qeveritar, ku theksoi se kemi të bëjmë me qeveri të papërgjegjshme.
Banorët e zonës shprehen se janë të terrorizuar, pasi në fabrikë kanë ndodhur disa shpërthime, duke rrezikuar jetën e komunitetit.
Kujtojmë që vetëm gjatë muajve të fundit në këtë fabrikë kanë ndodhur disa shpërthime të fuqishme, duke krijuar panik të banorët. Fabrika është ngritur në një zonë të banuar, ndërsa pranë saj ndodhet edhe shkolla, ku mësojnë mbi 500 nxënës.