Deputetja dhe futbollisti afrikan drejt martesës? Ajo i tha ‘PO’

Pavarësisht kritikave, aktorja e talentuar Adriana Matoshi, njëherësh deputete në radhët e VV-së ka lënë pas këto zëra, duke fuqizuar edhe më shumë raportin me futbollistin afrikan Keith Groeneveld.

Futbollisti 21-vjeçar dhe aktorja 41-vjeçare, duket se po shkojnë drejt martesës. Në një foto që ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale, Keith i ka propozuar publikisht.

“PO”-i është përgjigjur menjëherë Adriana, ndërsa në rrjet kanë nisur menjëherë aludimet.

Më herët, aktorja është rrëfyer se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal, dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *