Vizita e Zhaklin Lekatarit në Serbi ka shkaktuar zhurmë në rrjet dhe ka ngjallur reagime të shumta nga figurat publike.
Përveç vizitës, Lekatari u shpreh gjithashtu se ‘ndihet më e sigurt në vendin ku nuk ka shqiptarë’. Kjo deklaratë bëri që bëri të kishte reagime të ashpra ndaj saj.
Për këtë ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.
“Feministja” Zhaklina thotë se ndjehet e sigurt në atdheun e dhunuesve të 20.000 mijë grave e vajzave të Kosovës dhe jo veç. Thotë se ndjehet e sigurt atje sepse nuk ka shqipe!! Çfarë problemi ka me shqipet kjo grua? Urrejtje po mbjell, urrejtje do korrësh, prandaj rri në Beograd Zhaklina sepse me ata ke të përbashkët gjuhën e urrejtjes ndaj shqipeve. Zot shpëto shqipet nga feministet si Zhaklina”, ka shkruar deputetja.