Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, ka njoftuar se 21 protestues nga Lezha dhe Shkodra, të cilët ishin shoqëruar në Komisariatin nr. 6, janë liruar pas një ndalimi që ajo e cilëson si të paligjshëm dhe antikushtetues.
Metaliaj thekson se protestat janë një e drejtë kushtetuese dhe shpreh kundërshtimin ndaj veprimeve që shkelin liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve.
“Sapo u liruan 21 protestuesit nga Lezha dhe Shkodra që u ndaluan dhe u shoqëruan në Komisariatin nr. 6 .
Ndalim i paligjshëm, dhe antikushtetues në shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive themelore!
Protesta dhe tubimi është një e drejtë kushtetuese e pamohueshme që garantohet dhe mbrohet nga legjislacioni shqiptar!
Ne nuk ndalemi! Është radha jonë! ✌️✌️”, shkruan Metaliaj.