Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu me anë të një postimi në facebook ka shkruar se situata alarmante në veri duhet të hetohet seriozisht dhe të merren masat adekuate ndaj atyre që kanë cënuar sigurinë.
Deputetja ka theksuar se për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin e identifikimit dhe parandalimit të këtyre sulmeve.
“Në këtë kontekst është e pamundur të mos vëmë në pikëpyetje seriozitetin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Drejtorit të AKI dhe Drejtorit të Policisë së Kosovës e mbi të gjitha të Kryeministrit të vendit. Dikush duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimin në identifikimin dhe parandalimin e këtyre aktiviteteve që po rezultojnë në sulme terroriste. Kryeministri i këtij vendi, ashtu siç i ka emëruar, duhet edhe t’i shkarkojë për mos zbatim dhe lëshime të rënda të cilat kanë rrezikuar drejtpërdrejtë sigurinë e qytetarëve dhe kanë cenuar integritetin e shtetit”, ka deklaruar Musliu.
Musliu ka theksuar se veriu i vendit nuk guxon të përdoret si kartë elektorale nga asnjë parti dhe këto akte terroriste nuk mund të mbulohen me propagandë.
“Këto akte terroriste duhet të dënohen dhe të sanksionohen me ligj dhe vendosmëri politike. Albin, bëjë njëherë në jetën tënde një akt si një kryeministër normal dhe shkarko Ministrin e Punëve të Brendshme, Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e AKI-së. Vetëm atëherë ne dhe qytetarët mund të besojmë që e ke seriozisht e jo për shfaqje”, ka shkruar ajo