U rrezikua nga një plumb një natë më parë, deputetja shqiptare: U qëllua 25 centimetra larg meje

KOSOVË- Deputetja shqiptare nga Kosova është rrezikuar mbrëmjen e djeshme nga një plumb. Ka qenë vetë deputetja, Vasfije Krasniqi, e cila ka bërë një postim në Twitter.

Krasniqi shkruan se plumbi qorr ka depërtuar përmes dritares dhe është qëlluar vetëm 25 centimetra larg saj. Krahas postimit deputetja ka vendosur edhe foton ku duket xhami me shenjën e plumbit.

“Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një plumb qorr. Kjo ishte vetëm 10 inç (25 centimetra) larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë”, ka shkruar Krasniqi.

Nuk dihet nëse ka qenë një sulm ndaj deputetes shqiptare, Vasfije Krasniqit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *