Drejtuesit e klubit të Partizanit, duke qenë organizatorë të sfidës, mes “demave të kuq” dhe ekpit të Tiranës, kanë vendosur që derbi i kryeqytetit, në kuadër të javës së 24-t të Abissnet Superiores, do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Dueli do të zhvillohet më 6 mars, në orën 19:00.
Drejtuesit e klubit të kuq, hoqën dorë nga zhvillimi i kësaj ndeshjeje të shumëpritur në “shtëpinë e re” të tyre, për t’iu krijuar kushte sa më të mira jo vetëm futbollistëve, por edhe tifozëve kryeqytetas.
Stadiumi i ri i Partizanit mund të presë maksimumi deri në 4000 tifozë, një numër që, për derbin, është i pamjaftueshëm, pasi në ndeshje të tilla mblidhen rreth 15 mijë tifozë në “Air Albania”.