Një derbi nuk është kurrë një sfidë e radhës, nuk është kurrë një ndeshje si gjithë të tjerat, por është një sfidë e mbushur me histori dhe prestigj. Këtë herë, derbi i fundit sezonal merr më shumë ngjyra pasi në tavolinë nuk janë thjesht 3 pikët, por sot në “Air Albania” luhet një pjesë e titullit, pjesa më e rëndësishme, gjithashtu luhet një pjesë shumë e madhe e fitimeve të dy klubeve që mund të kenë një ndikim shumë të madh edhe në ndërtimin e ekipit për sezonin e ri.
Katër jave përpara fundit, kjo është pengesa më e madhe për të dy ekipet drejt titullit kampion, një përfundim që do t’i jepte jo vetëm lavdi, por dhe miliona. Ashtu si një vit më parë, Tirana ka shansin që të arkëtojë minimalisht 1 milionë euro nga suksesi i mundshëm në kampionat. Titulli, pjesëmarrja në Champions dhe aventura më pas në Katër jave përpara fundit, kjo është pengesa më e madhe për të dy ekipet drejt titullit kampion, një përfundim që do t’i jepte jo vetëm lavdi, por dhe miliona. Ashtu si një vit më parë, Tirana ka shansin që të arkëtojë minimalisht 1 milionë euro nga suksesi i mundshëm në kampionat. Titulli, pjesëmarrja në Champions dhe aventura më pas në Evropë, qoftë dhe pa kaluar asnjë tur i garanton Tiranës, ose Partizanit, minimalisht 1 milionë euro.
Të dy ekipet vijnë në këtë derbi në pozita të ndryshme. Tirana ka avantazhin e dy pikëve, por vijnë në një formë jo të mirë dhe me disa mungesa. Në këtë pikë, Tiranës do t’i shkonte përshtat edhe një barazim, për këtë arsye Shehi u shpreh një ditë më parë se kjo sfidë është shumë e rëndësishme, por jo vendimtare. Ndryshe nga Tirana, Partizani është i dënuar të fitojë, Colella ishte i qartë kur theksoi se nëse nuk fitojnë përballë Tiranës titulli është një llogari e mbyllur.