Valentin Corleone është dërguar drejt burgut në Dyz të Podujevës për të vuajtur dënimin, prej një muaj paraburgim.
Princi Corolene akuzohet për kanosje, si dhe është dërguar pranë Burgut të Sigurisë së Lartë.
Princi u arrestua më 21 mars pasi dyshohet se ka kërcënuar babin e tij, për largim nga shtëpia.
Sakaq, prokuroria kërkoi ndalimin e tij duke e dërguar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të synimit dhe vëzhgimit.
“ I ki afat 24 orë me ma liru shpinë se di çka të gjen”, mësohet se ka thënë Vali duke i bërtitur babit të tij.
Pas ngjarjes, i ati është larguar menjëherë nga shtëpi dhe i është drejtuar policisë për t’i bërë kallëzim.
Shkak i situatës Corleone, edhe pasi të dalë nga ambientet e burgut do ta ketë të ndaluar që të takojë familjarët e tij.