Dërgohet në qeveri emri i drejtorit të Policisë së Shtetit, sot emërohet pasuesi i Gledis Nanos

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dërguar në mbledhjen e qeverisë emrin e drejtorit të ri të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Burime për median bëjnë me dije se emri i propozuar është Muhamet Rrumbullaku i cili do të emërohet në Policinë e Shtetit, pas shkarkimit të Gledis Nanos.

Mësohet se ditën e nesërme, në orën 09:30 Rrumbullakut do i dorëzohet flamurit i Policisë në praninë e ministrit Çuçi nga drejtori i komanduar, Tonin Vocaj ndërsa në orën 16:00 do të pritet nga kryeministri Edi Rama.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *