Deri kur do të punojë Bordi i Transparencës? Ja si përgjigjet Ministrja Ibrahimaj

Gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme, ku foli për treguesit ekonomikë të tremujorit të fundit të vitit 2022, Ministrja e Financave Ibrahimaj u pyet lidhur me Bordin e Karburanteve.

Ajo u shpreh se deri në momentin që çmimet e karburanteve janë më të larta se mesatarja, Bordi do të vijojë punën.

“Do vijojmë të mbajnë bordin e karburanteve për sa kohë çmimet e karburanteve do të jenë më të larta se mesatarja. Kur të ulen këto çmime do të dalim nga funksionimi i këtyre bordeve”, tha Ibrahimaj.

Ndër të tjera, Ministrja tregoi se vitin e ardhshëm pritet një rritje e ekonomisë me 2.6%.

“Ne presim që ekonomia shqiptare të vijojë të performojë pozitivisht edhe në tre mujorin e katërt. Vitin e ardhshëm faktorët tregojnë për një parashikim që kemi bërë për një rritje në 2.6% bazuar në treguesit e deritanishëm të ekonomisë dhe treguesit e ekonomisë së huaj” -tregoi ministrja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *