“Deri kur Serbia do të sillet si fëmijë i lazdruar”? Kurti i përgjigjet në serbisht gazetares: Nuk ka barazi pa reciprocitet

Gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ndal te tensionet në veri të Kosovës.

Ai tha se Kosova është e gatshme të heqë vendosjen e targave të përkohshme, nëse të njëjtën gjë e bën dhe Serbia. Ndër të tjera, ai tha se nuk ka rëndësi se cila nacionalitet është, por e rëndësishme është barazia.

Pyetje: Edhe sa kohë do të vazhdojë Serbia të sillet si fëmijë i lazdruar dhe si viktimë e sherreve që i krijon ajo vetë?

“Ne do të donim që të mos ketë barrikada, e as të ketë sulme siç kanë qenë disa me elemente terroriste. Gjithashtu, duhet të jenë dhe kufitarët tanë aty jo forcat speciale. Këtë shtet e kanë njohur 22 shtete të BE, pavarësia e Kosovës është realitet. Sa më shpejt të pranohet kjo, do të jetë më e mirë për të gjithë ne. Serbët në Kosovë janë shumë respektues ndaj masave tona, por atje ka një kryetar që flet me gjuhën e viteve ’90. Unë jam i gatshëm të pranoj zgjidhjen e re që nënkupton gjithë përfshirjen dhe reciprocitetin.

Nuk ka barazi pa reciprocitet. Unë kam ofruar një zgjidhje të tillë dhe ne si Republikë e Kosovës i largojmë tabelat e përkohshme dhe udhëtojmë normalisht. Duhet të kuptoni që 11 mijë makina kanë hyrë dhe asnjë polic s’ka bërë provokim. Ne nuk na intereson cili është nacionaliteti, ne na duhet barazia”, tha Kurti.

Presidentja e KE, Von der Leyen ka komentuar  situatën e tensionuar në Veri të Kosovës. Ajo tha se dialogu është mënyra më e mirë për të zgjidhur konfliktin dhe duhet të shkohet drejt miqësisë, bashkëpunimit e pajtimit.

Von der Leyen kujtoi se vetë vjen nga një vend i cili shkaktoi Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin, por dhe vetë BE nisi si bashkëpunim tregtar. Si hap të parë, Presidentja e KE propozoi menjëherë ç’tensionimin e situatës.

“Së pari, çështja që po i shohim aktualisht në kufi, më lejoni të reflektoj së pari rreth kësaj. Ndërsa ne flasim këtu, negociatorët janë në Bruksel, shpresoj që kanë mandate të qëndrueshëm për të negociuar, mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet.

Në përgjithësi jam e bindur që të ç ’tensionohet situata, të vijohet me dialog. Unë vij nga një vend, nga BE, që të dyja me përvojë mbi 70 vjeç se çfarë nënkupton shkapërcimi.

Vij nga një vend që është përgjegjëse për Holokaustin dhe që shkaktoi Luftën e Dytë Botërore. Ne kemi filluar me tregtinë, çelikun, thëngjillin në BE.

Kjo na ka sjellë në një proces që përkundër gjithë vështirësive të kaluara, që duhet të kujtohen, pasi janë shenja paralajmëruese, por edhe i respektojmë jetët e atyre që janë humbur. Vështrimin nga e ardhmja, në një mënyrë që nga miqësia e bashkëpunimi të kalojmë tek vështirësia. Duhet pajtim. Pse po e adresoj?

Këto janë çështje të kohës që duhet të investohet shumë, e di që ka padurim për të ecur përpara, e respektoj shumë, është shenjë e mrekullueshme. Ta marrim padurim dhe ta çojmë në konstrukt të punës për të ardhmen. Është me rëndësi që të kemi ëndrra. Në jetën time politike gjithmonë kam pasur ëndrra. Përvoja ime është që, nëse bëni ndryshim në mënyrë efektive ecni përpara.

Unë ndaj ëndrrat me rajonin, jam mbështetëse e flaktë e zgjerimit. Dua që Ballkani Perëndimor të rreshtohet me ne. Kjo është ëndërr, ja vlen barra qiranë. Gjithçka ka nisur me ëndërr. Prandaj jam këtu. Dua t’ju dëgjoj, të mësoj më shumë, që javën e ardhshme të kemi një gur themel të qëndrueshëm që të vijojmë të punojmë. ‘’- tha Ursula von der Leyen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *